Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Carlo Ancelotti fillon aventurën e re tek Napoli

Napoli ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të ri Carlo Ancelotti ditën e martë. Stërvitja është kryer në kampin Dimaro-Folgarida në regjionin verior të Trento-s, nën një shi të rrëmbyeshëm, të pazakontë për muajin gusht.

Ditën e mërkurë do të ketë një seancë të dyfishtë dhe ndër lojtarët e përfshirë janë Alex Meret, Orestis Karnezis, Fabian Ruiz, Roberto Inglese, Amato Cicireti dhe Simone Verdi. Por të gjithë sytë ishin kthyer tek Ancelotti, i cili ka zëvendësuar Maurizio Sarri-n.

Për sa i përket Sarri-t, ai mbetet nën kontratë me Napolin, megjithëse është zëvendësuar dhe pret lajme të reja në mënyrë që të bashkohet Chelseat.

Related posts

Chelsea dhe Barcelona e duan talentin e Interit

Q.Autor

JUVENTUS NË KRYE/ Ja klubet me më shumë tituj në 5 ligat kryesore europiane

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Burnley. Starton sfida

Delo.autor

Leave a Comment