Futboll Sport

LAJMI I FUNDIT/ Shkëndija nuk e njeh mëshirën, tetovarët “çmontojnë” ekipin nga Uellsi

Është mbyllur me rezultatin e thellë 5-0 në stadiumin “Filip i II-të” në Shkup, takimi mes Shkëndijes dhe Nju Saints, e vlefshme për eleminatoret e Champions League. Tetovarët në këtë mënyrë kanë “vulosur” kualifikimin për në turin e dytë kualifikues të kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në kontinent, duke shkuar e qetë në ndeshjen e kthimit.

Kampionët e Maqedonisë e dominuan totalisht ndeshjen, me sulmuesin Besart Ibraimi që realizoi plot 4 gola duke qenë padiskutim lojtari i ndeshjes. Golin tjetër e shënoi ish-futbollisti i Kukësit Izair Emini, që ishte njëkohësisht ai që edhe zhbllokoi shifrat në pjesën e parë.

 

Related posts

Talenti kundër eksperiencës/ Dortmundi tremb Bajernin. Ja pikat e forta për ekipet

Isa.Autor

ANGLIA PUBLIKON PAMJET NGA TUNELI I STADIUMIT/ Atdhe Nuhiu shkëmbeu fanellën me yllin… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

I dashuruar pas Turqisë, futbollisti SHQIPTAR prezantohet tek Silopispor

Isa.Autor

Leave a Comment