Futboll Sport

Kroaci vs Angli, ja informacionet dhe parashikimet e para për ndeshjen

Sonte do luhet gjysmë finalja tjetër mes Kroacisë dhe Anglisë. Ndeshja pritet të jetë shumë e zjarrtë pasi të dy ekipet duan të shkojnë në finale dhe pse jo të tëntojnë të mundin Francën e cila mposhti mbrëmë Belgjikën me rezultatin 1-0.

Kroacia e Modric dhe Rakitic vjen pasi eleminoi me penallti Rusinë, kurse Anglia pasi eleminoi Suedinë me rezultatin 2-0. Më favorit shikohet kombëtarja angleze pas rezultateve më të mira të marra ne ndeshjet me eleminim. Një faktor tjetër që ka ndikuar në favorizimin e Anglisë është edhe fakti që Kroacia dy ndeshjet e para është kualifikuar me penallti, që i bie të ketë luajtur më shumë se kombëtaret e tjera.

Ekipet do zbarkojnë në fushë më formacionet më të mira, por për Kroacinë është në dyshim mbrojtësi i djathtë Vrasljko për shkak të një dëmtimi.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ EURO GOLI i Talem nuk mjafton, Chelsea kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

E MREKULLUESHME/ Një tjetër stadium me drita në Kategorinë e Parë

Isa.Autor

11 VJET MË PARË/ Momenti kur Messi trashëgoi fanellën me numrin 10 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment