Futboll Sport

Mbappe: S’më bën për Topin e Artë, dua Kupën e Botës

Kylian Mbappe thotë se dëshiron ta fitojë Kupën e Botës dhe se nuk është i interesuar në çmime individuale, siç është Topi i Artë.
Mbappe shkëlqeu në fitoren e Francës 1-0 ndaj Belgjikës të martën mbrëma në gjysmëfinale të Botërorit Rusia 2018, transmeton Gazeta Express.

Franca mbrëmë e siguroi një vend në finale të Kupës së Botës për herë të parë që prej vitit 2006, kur u mposht nga Italia, dhe do të përballet me Kroacinë apo Anglinë të dielën.

Franca s’e ka fituar Botërorin që prej vitit 1998, kur triumfoi në atdheun e vet, dhe tani e ka këtë mundësinë të artë me Mbappen që është vlerësuar si fitues i mundshëm i Topit të Artë të Botërorit pas paraqitjeve të shkëlqyera.

Me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin që u eliminuan herët nga turneu dhe dështuan t’i lënë shenjat e tyre, Mbappe konsiderohet si kandidat për ta fituar edhe Topin e Artë, por ai thotë se nuk i bën për çmimin më prestigjioz individual.

“Është e paimagjinueshme. Është ëndërr jetësore, e një të ardhmeje, e gjithçkaje. Nuk kam fjalë”, tha Mbappe për TF1.

“As në ëndrrat e mia më të mëdha nuk e kam imagjinuar këtë, edhe pse jam ëndërrimtar i madh. Nuk më bën për Topin e Artë, e dua Kupën e Botës”, insistoi ai.

Related posts

Projekti i rëndësishëm i FSHF-së, Duka ndjek punimet nga afër

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ REALI kërkon shërbimet e mesfushorit “VRASËS” tek ARSENALI

Isa.Autor

TELENOVELA VAZHDON/ Manchester United gjen zëvendësuesin e Pogba në Serinë A, gati të plotësojë kushtet

Delo.autor

Leave a Comment