Futboll Sport

“Franca ekip anti-futboll, më mirë sikur të kishim humbur ndaj Brazilit”

Numri një i portës së Belgjikës, Thibaut Courtois, e ka akuzuar Francën se ka luajtur lojë anti-futboll në humbjen e Belgjikës në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Rusi të martën.
Goli me kokë i Samuel Umtitit në minutën e 51-të mjaftoi që Franca ta mposhtë Belgjikën me rezultat 1-0 në Shën Petersburg, duke e siguruar një vend në finalen e të dielës për djelmoshat e Didier Deschamps, transmeton Gazeta Express.

Belgjika vuajti duke mos arritur të krijojë shumë shanse pas një fillimi të ndritur, me Francën që luajti mbrojtje të ngjeshur.

Kjo s’i ka pëlqyer portierit belg, i cili i ka kritikuar ashpër Francën për taktikat e tyre.

“[Belgjika] është thjesht ekip anti-futboll. Sulmuesi i tyre rrinte 30 metra larg portës së vet”, tha Courtois për Sporza.

“Franca shënon nga korneri dhe nuk bën gjë tjetër pos mbrohet”, shtoi ai.

Belgjika e arriti gjysmëfinalen duke e mposhtur Brazilin 2-1 në çerekfinale.

“Do të kisha preferuar të humbnim ndaj Brazilit në çerekfinale, sepse të paktën ata ishin ekip që donin të luanin futboll”, theksoi ai.

 

Related posts

Edis Maliqi, Kukësi zyrtarizon afrimin e radhës

Sadik.Autor

Mezani i hap punë Laçit pas largimit, kurbinasit nisin gjithçka nga e para

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Nuk ka mrekulli për Napolin, Chelsea kualifikohet me goleadë

Delo.autor

Leave a Comment