Futboll Seria A

​Memushaj largohet nga Benevento, kalon në Serie B

Në orët e fundit u zhbllokua tratativa mes mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Barit të Serie B.
Mediat italiane shkruajnë se Benevento dhe Bari kanë arritur marrëveshje për huazimin gjashtë mujor të mesfushorit Ledian Memushaj.

Marrëveshja parashikon që vlonjati të kalojë në Bari dhe në rast se skuadra ngritët në Serie A, atëherë ka detyrim ta blejë kartonin e tij.

Kështu, Ledian Memushaj i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha.

Skuadra jugore drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Fabio Grosso dhe ka ambicie për t’u ri ngjitur shpejt në elitën e futbollit italian, edhe pse aktualisht është në vendin e katërt.

 

Related posts

Leicester – Manchester United, ja çfarë thonë statistikat

Delo.autor

ZYRTARE/ LIVERPOOLI rinovon kontratën me lojtarin më të rëndësishëm (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ “MAGJIA”ndaj Espanyol, Messi: Pata fat në golat nga…

Isa.Autor

Leave a Comment