Futboll Premier League Sport

E kërkoi me ngulm Manchester City, lojtari italian zgjedh të luajë me Chelsean

Chelsea ka arritur marrëveshjen me Napolin për transferimin e Jorginhos në “Stamford Bridge”. Lojtari ka qenë një nga dëshirat e trajnerit Maurizio Sarri i cili pritet të zyrtarizohet në Londër, pas negociatave të gjata mes palëve. Siç raporton Sky Italia, lëvizja e parë ‘jo zyrtare’ e 59-vjeçarit është nënshkrimi me Jorginhon.

26-vjeçari i lindur në Brazil, që ka luajtur edhe me kombëtaren ‘axurre’ i ka dhënë lamtumirën shokëve të ekipit në Napoli dhe pritet të nisë një aventrë të re në Londër. Për të ka shfaqur interes edhe Manchester City, por duket që “Qytetarët” e kanë humbur garën me londinezët.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar largimin e mesfushorit brazilian nga “San Paolo” dhe nënshkrimin e tij me skuadrën britanike.

“Jorginho? Ishte arritur akordi me Manchester City-n, por lojtari kërkoi që të shkonte në Londër. Chelsea pagoi më shumë për të. Nuk varet nga unë, City-t mund t’i kërkoj vetëm falje. Akordi me Abramovich është arritur”- ka thënë numri një i klubit italian.

Related posts

“DUA TË RINOVOJ KONTRATËN”/ Sulmuesi Torasa “SMS” Tiranës: Jam i lumtur këtu

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Pas një asist nga Theo Hernandez, Giroud ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

Kristian Panuçi publikon listën e lojtarëve të rinjë që do të luajnë ndeshjen miqësoren kundër Norvegjisë.

Q.Autor

Leave a Comment