Futboll La Liga Sport

Legjenda e Realit: Në kohën time, Messi do të kishte përfunduar disa herë në spital

Nga dita e martë është bërë gjithçka zyrtare: Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventus. Mes komenteve të shumta pozitive në lidhje me operacionin që ka dërguar portugezin në Itali, është një që shkon kundër rrymës dhe është ai i Amancio Amaro.

Legjenda e Real Madrid në vitet ’60 – ’70, ish-futbollisti e ka komentuar në këtë mënyrë kalimin e CR7 te bardhezinjtë: “Presidenti Florentino Perez është treguar bujar me Cristiano-n, mund të kishte kërkuar më shumë për transferimin e tij. Por Cristiano do të pendohet që ka lënë Real për Juventus”.

Ish-lojtari i Real ka folur edhe Leo Messin: “Për shkak të stilit të tij dhe të finteve, në kohën time do të kishte shkuar më shumë se një herë në sallën e operacionit”.

Related posts

S’KA SURPRIZA! Kush janë kandidatët për të fituar çmimin si futbollisti më i mirë për vitin 2022

F.autor

TENCIONOHET DERBI/ Tifozët e TIRANËS provokojnë KEQ PARTIZANIN: MORRA, motrat tuaja do…

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Reali çahet në mbrojtje, portieri Courtois shpëton madrilenët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment