Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT E DERBIT TË “MADONINËS/ Conter ndjek rekordin, Pioli të nisë një cikël

Tre derbit e fundit të Milanos në Serinë A janë ngjyer me të zezë e të kaltër. Interi nuk rreshton katër suksese radhazi që prej 1983-shit, vit kur u arrit një seri prej pesë fitoresh ndaj Milanit. 

– Interi nuk pëson humbje në tetë derbi, ku ka qenë ekip pritës. Vetëm dy herë në historinë e vet, zikaltrit kanë rreshtuar më shumë fitore si pritës, përkatësisht në 1959 (9) dhe në 1938 (10).

– Milani ka humbur vetëm dy (2009 dhe 1962) nga 14 derbit e luajtur gjatë muajit shkurt. Kuqezinjtë kanë dalë fitues 4 herë dhe barazuar 8.

– Interi ka fituar 4 nga 6 derbit e fundit si ekip pritës dhe në katër nga këto raste e ka mbajtur portën të paprekur. Katër ndeshje pa gola për Interin në historinë e derbit ishin regjistruar në 31 takimet, që paraprijnë 6 derbit e fundit.

– Në takimin e sotëm, skuadra e Kontes paraqitet me 19 pikë avantazh ndaj asaj të Piolit. Nëse marrim në konsideratë ndeshjet e 2020-ës, Milani do të ishte i katërti me 11 pikë në renditje, teksa Interi i pesti me 9 pikë.

– Dy skuadrat e Milanos janë të vetmet në Serinë A, që e kanë mbajtur portën të paprekur në më shumë ndeshje. 8 herë secila, më tepër se çdo ekip tjetër.

– Në këtë edicion të kampionatit italian, Interi ka gjetur nëntë herë rrugën e golit me kokë, më shumë se çdo ekip tjetër. Kuqezinjtë ndërkohë, janë ekipi që ka shënuar më pak me këtë mënyrë. Vetëm një gol për të besuarit e Piolit.

– Antonio Konte fitoi derbin e fazës së parë pa pësuar gol. Nëse ia del edhe sot, do të ishte trajneri i parë në historinë e ndërqytetëses milaneze, që e ruan portën të paprekur në dy derbit e parë në karrierë.

Related posts

PSG tërhiqet nga Dybala: Nuk është “çelësi” për ne…

Q.Autor

Gjesti brilant i futbollistit të Liverpool, ja si i befason at e birë për finalen e “Championsit”

Sadik.Autor

EINTRACHT-INTER/ Do të jetë Borja Valero zëvendësuesi i Nainggolan (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment