Futboll Seria A Sport

Pas mega-transferimit të Ronaldos, Juventusi pranë një tjetër ylli të La Ligas

Pas transferimit të bujshëm të Cristiano Ronaldo-s, Juventus po planifikon të bëjë një tjetër transferim këtë verë. Sipas Tuttosport, qendërmbrojtësi Diego Godin është objektivi i radhës i bardhezinjve.

Uruguaiani vlerësohet jashtë mase për eksperiencën dhe qetësinë e tij në duele. Ai ka që prej 2010 që luan tek Atletico Madrid dhe së fundmi ka qenë edhe kapiteni i ekipit.

Ai ka luajtur dy herë në finalen e Champions League me fanellën e Rojiblanco dhe ka fituar kampionatin spanjoll më 2014 si dhe dy herë Europa League më 2012 dhe 201.

Godin ka një kontratë deri më 2019 me Atleti-n, por nuk ka arritur rinovimin me kryeqytetasit. Sipas Tuttosport ai mund të ishte pasardhësi i Benatia, i cili ka një të ardhme të pasigurt te Juve.

Related posts

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur

Isa.Autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Trajneri i Kroacisë: Ishim afër një rezultati të madh dhe…

Delo.autor

“NUK JAM LARGUAR KURRË”/ Ibrahimovic mesazh dashurie tifozëve kuqezi

F.autor

Leave a Comment