Futboll Premier League

Ylli i skuadrës së vetme që ka mposhtur City-in: Pres telefonatën e Guardiola-s

Mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred, ka zbuluar se do të ishte i gatshëm t’i bashkohej menjëherë Manchester City-it. Pep Guardiola, trajneri i “Qytetarëve”, pasi e ka parë nga afër në përballjen e dyfishtë të fazës me grupe të këtij sezoni të Champions League, e konsideron lojtarin si një pasardhës të Fernandinho-s. Fred është përfolur edhe për një transferim të mundshëm te Manchester United, por duket se 24-vjeçari është më i tërehqur nga ideja për të punuar me trajnerin spanjoll.

Mund të përmirësohem akoma shumë dhe do të përmirësohesha akoma më shumë nëse do të punoja me një trajner të madh si Guardiola dhe një skuadër të madhe si City”, ka thënë Fred për “Globo Esporte”. “Tani duhet të vazhdoj të punoj mirë te Shakhtar dhe të tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Premier League është kampionati më i luftuar në botë, dua të luaj atje. Mendoj se do të ishte vendi i përshtatshëm për mua. Kjo është ëndrra ime. Telefonata e Guardiola-s nuk ka ardhur akoma, por unë jam në pritje”.

Fred ka qenë pjesë e skuadrës së Shakhtar që i ka shkaktuar Manchester City-it të vetmen humbje në këtë sezon. Ukrainasit, në fakt, kanë fituar 2-1 kundër anglezëve në fillimin e dhjetorit. Ndërkohë, nga 105 lojtarët që kanë tentuar të paktën 10 finte në këtë sezon të Champions League, Fred ka përqindjen më të lartë të suksesit (95.2%).

Related posts

“EURO 2020″/ Spanja shpërthen me “MANITA” ndaj Sllovakisë dhe pozicionohet në vendin e dytë

Delo.autor

Raiola del në skenë për të prishur momentin perfekt të Milanit

Q.Autor

NUK KA FRIKË NGA JUVENTUSI/ Ja vendimi që merr Simeone për sfidën në Champions

Delo.autor

Leave a Comment