Futboll Sport

Ja sa para i ka ofruar Reali Ronaldos për të qëndruar

Real Madridi i ka ofruar Ronaldos një marrëveshje të re me nga 40 milionë euro për stinor pas finales së Ligës së Kampionëve në Kiev por e ka refuzuar pas vendimit që kishte marrë për tu larguar nga Bernabeu, ka raportuar Gazzetta dello Sport.

Ndërkohë Juventusi i ka filluar shpejt negociata për transferimin e Ronaldos gjatë negociatave për Cancelon, i cili e ka agjentin e njëjtë, Mendesin.

Cristiano Ronaldo tashmë zyrtarisht është lojtar i Juventusit, ku do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh për stinor, 10 milionë më pak se oferta e Realit të cilën e ka refuzuar.

Portugezi pritet të prezantohet si lojtar i Juventusit të hënën në Allianz Stadium.

Related posts

Inter e largoi si të panevojshëm, sulmuesi debuton me gol

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ “Fenomeni” dhe reagimi i tij pas tamponit, Roberto Carlos shkrihet së qeshuri (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Investitorë nga Malajzia për Milan?

Sadik.Autor

Leave a Comment