Futboll Seria A Sport

“LËSHON” TENTAKULAT TEK JUVENTUS/ Bavarezët i “rrëmbejnë” objektivin e Manchester Cityt për…

Zhoao Kanselo me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi këtë merkato, dhe ofertat për të nuk mungojnë.0_GettyImages-1137663765

Anglezët e Mançester Sitit prej kohësh interesohen për lojtarin e Juventusit, por akoma nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje.

“Zonja e vjetër”, kërkon 60 milionë euro për portugezin, shifër kjo që konsiderohet shumë e lartë nga Siti, të cilët ofrojnë shërbimet e mbrojtësit të tyre Danilo, për të ulur çmimin e lojtarit. Mirpo kjo afertë është refuzuar menjëherë nga bardhezinjtë, të cilët kërkojnë vetëm para dhe jo lojtarë të tjerë në marrëveshje.

Sipas “Corriere dello Sport”, në garë për shërbimet e mbrojtësit 25-vjeçar, është futur edhe Bajern Mynih, të cilët janë të gatshëm të paguajnë shumën që dëshiron Juventusi. Mesa duket e ardhmja e Kanselo do të jetë në Gjermani, dhe jo në Angli siç mendohej më parë.

Related posts

Bëmë baba të të ngjaj/ Zidan dhe Weah luajnë sërish…

Sadik.Autor

Pique: Më e pakta që mund të bëj është t’i detyroj të heshtin

Q.Autor

HUMBJA E ARGJENTINËS NUK PRITET MIRË NGA LEGJENDA/ Maradona “shpërthen” keq: Jeni bij ku*vash…

Delo.autor

Leave a Comment