Futboll Seria A Sport

KAPET NË AEROPORT ME ÇANTËN E INTER/ Arbitri i finales së Superkupës tërbon fansat e Juventus (FOTO)

Arbitri i finales së Superkupës së Italisë, Daniele Doveri, është parë dje duke u larguar nga Milano me një çantë që ka ngjyrën dhe logon e Interit. Është diçka normale, sepse ndodh shpesh që klubet pritëse u japin dhuratë arbitrave suvenire ose fanella në shenjë respekti.

Mirëpo ky detaj nuk u ka shpëtuar tifozëve juventinë, që menjëherë e kanë postuar në rrjetet sociale dhe e kanë kryqëzuar arbitrin.

Ky i fundit akordoi një penallti për Interin (që në fakt ishte vendim i drejtë), por ka mjaftuar çanta që ai mbante me vete në aeroport që të nisin polemikat sa i përket paanshmërisë së gjyqtarit në këtë takim.

Megjithatë, pas ndeshjes ku Interi fitoi 2-1 dhe rrëmbeu trofeun e Superkupës, arbitri kryesor mori vlerësim pozitiv nga specialistët italianë.

Ndërkaq, tifozët e Juves më së shumti shtronin pyetjen: nëse do ta kishte fituar “Zonja e vjetër” trofeun dhe arbitri do të shihej në ambiente publike me çantën e Juves, atëherë çfarë do të ndodhte…?

Related posts

HIDHEN NË SULM PËR “OBJEKTIVIN” E RADHËS/ “Kuqezinjtë” ofrojnë dy lojtarë për mesfushorin e Fiorentinës…

Delo.autor

JETA E NATËS DHE PIJE/ Mbrojtësi i Kombëtares “TËRBON” klubin me KAPRIÇOT e tij (FOTO)

Isa.Autor

NDESHJA VENDIMTARE E SEZONIT/ Tifozët e Barcelonës nuk i mban vendi. Zbarkojnë në stadium dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment