Futboll Sport

Ivan Perisic: Kroacia ka treguar karakter

Ivan Perisic ka thënë se shënimi i golit për ta dërguar Kroacinë për herë të parë në finale është një ëndërr e fëmijërisë e cila u bë realitet.
Lojtari i Interi është shpallur nga FIFA Lojtari i Ndeshjes pas golit dhe asistimit për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, në vazhdime, pas rikthimit të rezultatit nga 1-0 në 2-1, kështu duke siguruar vendin në finalen e madhe kundër Francës që do të zhvillohet në Moskë, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është gjysmëfinalja për një shtet të vogël si Koracia”, tha Perisic pas ndeshjes.

“Ne kemi filluar ngadalë lojën por më pas treguam karakter, ashtu si në dy ndeshjet e fundit në të cilat ishim në disavantazh me nga një gol”.

“Kur isha në vendlindjen time, në Omis, para 20 viteve. Bëja tifo për Kroacinë, duke veshur një fanellë të Kroacisë, dhe unë vetëm mund të ëndërroja për të luajtur për vendin tim dhe për të shënuar njërin nga golat më të rëndësishëm për të na dërguar në finale”.

 

Related posts

Kthehet në kampionat si trajner, legjenda e MILANIT nuk e harron të kaluarën

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Atletico realizon “me dhunë”, rindizet sfida. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

LA LIGA/ Barcelona pret Valladolidin sonte. SYNIMI: Ti afrohet me një pikë liderit Atletico

F.autor

Leave a Comment