Formula 1 Sport

Formula 1/ Kontrata e re me Red Bull, ky është kushti i Ricciardo

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Daniel Ricciardo-s. Piloti australian nuk ka rinovuar ende me Red Bull, dhe nuk e ka bërë këtë gjë me asnjë ekip tjetër për vitin 2019, por në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle ‘El Confidencial’, ai pohoi se nuk ka pasur pse të nxitohet për këtë vendim.

“Kontrata e ardhshme që do të firmos duhet të jetë ‘kontratë’. Kështu që nuk mund të them se çfarë do të ndodhë gjatë pesë viteve. Akordi i ardhshëm duhet të jetë perfekt për aq sa e shoh të arsyeshme”.

Australiani më pas ka vijuar, duke treguar se do të donte që t’i jepte një përparësi ekipit aktual. “Nuk kam frikë, ekipi do që të bëjë këtë gjë brenda verës, por nëse skuadra më thotë se duhet të presim deri në fund të tetorit, atëherë mund të pres. Për sa e shoh, negociatat dhe firma në kontratë, duan që të kem durim. Kam nevojë për kohë për të parë se si do të shkojnë gjërat. Dhe për kampionatin, nëse makina vijon që të jetë e shpejtë, mendoj se mund të fitojmë ende”.

Related posts

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në “Olimpico”, ylli Immobile ndëshkon Turqinë (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ MODRIC jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE për TRANSFERIMIN tek INTER

Isa.Autor

Milan Skriniar i sigurtë: Nuk largohem nga Interi, kam një kontratë me zikaltrit

Sadik.Autor

Leave a Comment