Futboll Seria A Sport

Strootman: Ronaldo s’do të jetë vendimtar gjatë gjithë kampionatit

Kevin Strootman, mesfushori holandez i Roma, ka folur për kampionatin e ardhshëm të Serie A dhe për kalimin e Cristiano Ronaldo tek Juventus.

“Vetëm fusha do të na tregojë nëse mund të luftojmë për objektiva të rëndësishëm. Sigurisht, është e rëndësishme që do ta nisim sezonin me një skuadër pothuajse të kompletuar, mund të përgatitemi mirë”, ka thënë ai.

Me transferimin e CR7 tek Juventus, lufta me bardhezinjtë do të jetë akoma më e ashpër: “Ka rëndësi shpirti i skuadrës, si luajmë bashkë, një lojtar mund të bëjë diferencën, por jo gjatë gjithë kampionatit. Transferimi i Ronaldo tek Juventus është i rëndësishëm për bardhezinjtë dhe kampionatin italian, por ne duhet të mendojmë të përgatitemi mirë dhe të mos flasim shumë”.

Në lidhje me bashkatdhetarin e tij, Justin Kluviert: “Nuk duhet të mësojë shumë. Blerjet e reja kanë përmirësuar skuadrën dhe këtë vit kanë qenë shumë, plot 10. Por kjo është e domosdoshme për të shkuar përpara”, ka përfunduar Strootman.

Related posts

Ukraina konfirmon Shevchenkon në kombëtare deri në vitin 2020

Sadik.Autor

Miqësorja në “Loro Boriçi”, futbollistët e Kosovës me dorën në zemër për himnin e Shqipërisë (VIDEO)

Sadik.Autor

BARAZUAN ME LAÇIN/ RADAS: Nëse në ekip vjen dhe një lojtar tjetër…

Isa.Autor

Leave a Comment