Futboll Sport

Capello zbulon lojtarin që bëri diferencën në Kroaci-Angli

Fabio Capello, ish-trajneri i Anglisë, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje mes “Tre Luanëve” dhe Kroacisë.

“Anglia është një skuadër e re dhe pa eksperiencë. Kroacia ka lojtarë më ekspertë dhe kjo ka bërë diferencën. Anglezët kanë të ardhme, por ka gjithmonë vështirësi kur duhet të hedhë hapin e fundit”, ka thënë italiani.

“Kanë ka humbur një rast të pabesueshëm, ndërsa Perisic ka realizuar një gol të mrekullueshëm. Perisic ka bërë diferencën. Lojtarët e Dalic nuk i kanë lënë shumë hapësira Kane-it”.

“Ajo që më befason është se Kroacia ka vetëm 4 milionë banorë dhe arrin, gjithsesi, të gjejë talente të tillë. Është një skuadër që arrin të luftojë, është shumë e bashkuar. Kanë një patriotizëm dhe një shpirt skuadra të madh”.

Related posts

SUPERIORE/ Laçi vetëm 3 pikë larg Tiranës, Skënderbeu zhytet në vendin e fundit. Ja si ndryshon renditja…

Delo.autor

Daja i “fiksuar” me Sowe-n, mjekët “bllokojnë” sulmuesin

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Liverpool përplaset me “Zonjën e Vjetër”, ofron 90 milionë euro për talentin spanjoll!

Delo.autor

Leave a Comment