Futboll Sport

MERKATO/ Afrimet më të mira të Igli Tares te Lazio

Igli Tare është shumë pranë për t’u zyrtarizuar si drejtori sportiv i Milanit për tre sezonet që vijnë. Palët kanë një akord total dhe mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se shqiptari ka nisur nga puna për ekipin e ri dhe gjithçka nis me trajnerin.

Përpara se Tare të hedhë të “zezën mbi të bardhë”, le të shohim afrimet më të bujshme që ish-drejtori i Lazios bëri në kryeqytetin italian. Kujtojmë se Tare ishte pjesë e Lazios për 15 vite (deri në verën e 2023).

Milinkovic-Savic u bashkua me Lazion si një i panjohur për 12 milionë euro nga Genk, por serbi u bë ndër mesfushorët më të mirë në Serie A dhe pas shumë sezonesh u shit për 40 mln euro te Al-Hilal.

Stefan De Vrij u ble për 7 mln euro te Feyenoord dhe pas shumë sezonesh me kontribute te Lazio, u largua për te Interi falas, por vlera e tij në treg ishte 40 mln euro.

Miroslav Klose; Tare e afroi në fundin e karrierës, por legjenda gjermane shkëlqeu në Serie A.

Lucas Biglia, Antonio Candreva, Stephan Lichtsteiner, Senad Lulic, Felipe Anderson, Hernandes, Joaquin Correa, Ciro Immobile, Luis Alberto, Keita Balde apo edhe Mauro Zarate, janë disa nga emrat e spikatur që Tare ka afruar te Lazio.

Related posts

MBI KARRIERËN E MAJLINDA KELMENDIT/ Federata Botërore e Xhudos: E pushtoi botën në heshtje

Delo.autor

E BUJSHME/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të ROMËS, ofron 56 milionë euro

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Nuk ndodhte që prej zbarkimit të tij në Itali, Dzeko arrin rezultatin e veçantë me fanellën e Interit

Delo.autor

Leave a Comment