Futboll La Liga Sport

Për Barcelonën vjen më në fund lajmi i shumëpritur nga Parisi

Mesfushori i PSG-së Adren Rabiot mund të transferohet tani te Barcelona. Klubi parisien, që gjithnjë kishte kundërshtuar transferimin e lojtarit, ka ndryshuar qëndrim. Lojtari 23 vjeçar kishe nisur diskutimet prej kohësh me klubin blaugrana dhe madje mes palëve ishte arritur marrëvhsja. Por drejtuesit francezë nuk dëshironin që ta linin të ikte Rabiot-in.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien” situata në klub ka ndryshuar për shkak të trajnerit të ri të ekipit Thomas Tuchel, i cili u tha drejtuesve se ai nuk e ka në planet e tij futbollistin, duke e lënë të lirë atë.

Tekniku gjerman ka opinion të mirë për 23 vjeçarin, por duke qenë se kontrata e tij mbaron për 12 muaj gjykon se është më mirë që të largohet tani.

Te PSG-ja ia kanë bërë me dije futbollistit se ata kërkojnë 40 milionë euro për kartonin etij. Tashmë i takon Barçës që të veprojë, por nisur nga dëshira e madhe që ata kanë për të pasur shërbimet e futbollistit, pritet që transferimi të kryhet në ditët e ardhshme.

Related posts

PROJEKTI TUCHEL/ Trajneri gjerman kërkon Boateng dhe Weigl tek PSG

Isa.Autor

E BUJSHME/ Neymar ka zgjedhur skuadrën e re, ylli brazilian refuzon rinovimin

Delo.autor

MALLKIMI I KUQEZINJVE/ Gatuzo: Absurde ndeshja në mesditë, Parma ka predha në sulm

Isa.Autor

Leave a Comment