Champions League Futboll Sport

Shënoi golin e parë në Champions, sulmuesi pjesë e historisë së Shkëndijës (VIDEO)

Izair Emini është një nga futbollistët më të mirë të Shkëndije. Goli i shënuar në raundin e parë eliminator të Champions League ndaj New Saints e ka kthyer në një legjendë të kuqezinjve.

Sulmuesi ka drejtuar ekipin tetovar në periudhën më të suksesshme të tij duke fituar titullin kampion të Maqedonisë. Goli i tij që hapi sfidën 5-0 me uellsianët do të mbahet mend si goli i parë në kompeticionin e Champions League.

Në një intevistë për faqen zyrtare të klubit, Emini ndihet krenar për golin e shënuar dhe fitoren spektakolare.

“Po, normalisht te jesh protagonist, të jesh pjesë e historisë së Shkëndijes ,të shënosh golin e parë në Champions League është një kënaqësi e veccantë dhe besoj do mbetem në arkivën e Shkëndijes.Është një kënaqësi e papërshkueshme. Bëmë një ndjeshje perfekte. Jemi të gjithë të kënaqur si staf, klubi dhe tifozët “, deklaron ish-sulmuesi i Kukësit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Rikthimi i tifozëve në stadiume, Holanda bën kërkesën e rëndësishme

Delo.autor

U OPERUA NË TENDINËN E “AKILIT”/ Pika e fortë e Spinacolës, ja çfarë humb Italia pa të

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Pochettino do 180 mln € për merkaton dhe “blindimin” e yjeve si Kane dhe Alli

Sadik.Autor

Leave a Comment