Futboll Seria A

Verona/ Kean: Raiola është një fenomen, por askush nuk e kupton

Ndonjëherë kalendari rezervon disa surpriza. Kështu, 2017 e Moise Keane do të mbyllet me ndeshjen më të rëndësishme për të qëkur është transferuar me formulën e huazimit te Verona që sot në mbrëmje do të presë në shtëpi Juventus-in e tij. Lojtari i parë i datëlindjes 2000 që ka luajtur në Serie A dhe Champions League, debutuesi më i ri i të gjitha kohërave me bardhezinjtë, mbrëmjen e sotme do të përballet me atë që shpreson se do të jetë e ardhmja e tij.

“Do të jetë një ndjesi e bukur për ne, por veçanërisht për atë. Juventus po luan mirë dhe sot do të ketë një mundësi për të treguar vlerat e tij. Si ndihet? Ai është gjithmonë i qetë dhe ka punuar shumë mirë këto ditë. Pret me padurim që të luajë”, ka thënë vëllai i tij, Giovanni Kean.

Në lidhje me zgjedhjen për t’u huazuar te Verona: “Ka qenë e duhura, po përmirësohet shumë. Dhe pjesa me madhe e meritës i takon Mino Raiola-s. Është ai fenomeni i vërtetë. Janë të shumtë ata që e kritikojnë, por kjo ndodh sepse nuk e kuptojnë dhe nuk e njohin. Nga jashtë mund të dukej se huazimi te Verona ishte i kotë, por këtu ka punuar shumë mirë dhe ka mësuar edhe të përballet me vështirësitë”.

Në lidhje me të ardhmen e Moise: “Nëse bën atë që di, do të jetë e shkëlqyer. E di se më shumë se golat vlejnë rezultati dhe paraqitjet, shpresojmë që të fitojë sa më shumë eksperiencë. Është i bindur se do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për Juventus, por e di se varet gjithçka nga ai dhe se nuk duhet të nxitohet”, ka thënë Giovanni Kean.

Related posts

FESTOI SI RONALDO/ Shikoni reagimin e portugezit nga stoli rezervë (VIDEO)

F.autor

Trajneri Valverde i shokuar nga veprimi i Sergi Roberto

Sadik.Autor

ZBARKON NJË TJETËR SHQIPTAR NË SERIE A/ Talenti kuqezi përkrah Berardit

Delo.autor

Leave a Comment