Futboll La Liga Sport

Barcelona dhe PSG gjejnë akordin për mesfushorin e kërkuar nga katalanasit

Paris Saint-Germain ka dhënë dritë jeshile për largimin e Adrien Rabiot pas bisedimeve me Barcelona-n, sipas raporteve të freskëta. Dy klubet janë takuar këtë javë për të diskutuar për një transferim potencial dhe tani raportohet se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për mesfushorin.

Radiot, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, ka kohë që ndiqet nga Barcelona dhe vetë trajneri Valverde e ka quajtur si pasardhësin ideal të Andres Iniesta.

Pas largimit të maestros spanjoll dhe Paulinho-s, Barça ka nevojë të ndërhyjë menjëherë në merkato për të përforcuar mesin e fushës, dhe përveç Willian, mesa duket edhe Rabiot do t’i bashkohet katalanasve në ditët e ardhshme.

Related posts

E donte Partizani në verën e shkuar, ja kur vendos Luftëtari për sulmuesin e talentuar

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Flamurtari. Rezultati 3-0

Delo.autor

Nënkampionia e boksit, Elsidita Selaj rrëfehet në Wake Up (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment