Futboll Seria A Sport

EKSOD TEK MILANI/ Agjenti i Susos takohet me klubin e madh anglez

Agjenti i sulmuesit të Milan, Suso, thuhet të jetë takuar me Chelsea-n këtë javë për të diskutuar transferimin potencial me vlerë 40 mln euro. Spanjolli është përfolur gjatë kohëve të fundit për një largim nga Kuqezinjtë, me Napoli dhe Inter të interesuar.

Por kalimi i Sarri-t në Stamford Bridge, që akoma nuk është konfirmuar, do të thotë se Suso tani mund të transferohet te Blutë e Londrës. Sipas Calciomews24, agjenti Lucci është takuar me drejtuesit e Chelsea-t ditën e martë në Londër.

Milan është përjashtuar nga Europa League për shkak të Fair Play Financiar dhe po kalon një situatë kaotike. Nëse do t’i duhet të shesë lojtarë, Suso është kandidati ideal, pasi për shërbimet e tij do të duhen 40 mln euro.

Related posts

I JEP MEND SOLARIT/ Panucci: Më e lehtë të drejtosh Real Madridin, sesa Shqipërinë

Isa.Autor

DINAMO TRIUMFON NDAJ BYLISIT/ Partizani rikthehet te fitorja, të kuqtë gjejnë shpëtim në Korçë

F.autor

Video/ Ky është një nga ata GOLA që shihen rrallë në futboll (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment