Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË ME “POKER” NDAJ NORWICH/ Askush si Aubameyang në historinë e “Topçinjve”

Arsenal ka marrë një fitore bindëse 4-0 kundër Norwich në javën e 32-të të Premier League.

Protagonisti aboslut i sfidës së luajtur në Emirates Stadium ka qenë Pierre-Emerick Aubameyang, autor i dy golave (33′, 67′) dhe i një asisti. Xhaka (37′) dhe Soares (81′) kanë qenë autorët e dy golave të tjerë.

31-vjeçari është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e Arsenali-t që ka arritur shifrën e 50 golave në Premier League (79 ndeshje) dhe është i gjashti në renditjen e përgjithshme.

Kjo fitore e ka çuar skuadrën e Arteta-s në 46 pikë, gjashtë zonës europiane të renditjes, ndërsa Norwich mbetet në vendin e fundit me 21 pikë.

Ka fituar edhe Everton-i i Carlo Ancelotti-t, që ka mundur 2-1 në shtëpi Leicester-in. Richarlison (10′) dhe Sigurdsson (16′, pen.) kanë shënuar për vendasit. Ihenaho (51′) për miqtë.

Skuadra e Ancelotti-t është ngjitur në vendin e 11-të me 44 pikë, ndërsa Dhelprat mbeten në vendin e tretë me 55 pikë. Një pozicion që mund ta humbasin në rast se Chelsea do të fitojë në shtëpinë e West Ham mbrëmjen e sotme.

Ka fituar binshëm Newcastle, që ka mundur 4-1 në transfertë Bournemouth. Gayle (5′), Logstaff (30′), Almiron (57′) dhe Lazaro (77′) kanë shënuar për bardhezinjtë.  Gosling (93′) për vendasit.

Qymyrxhinjtë janë ngjitur në vendin e 12-të me 42 pikë, ndërsa kuqezinjtë mbeten në të parafundit me 27 pikë.

Related posts

DERBI NË SHIFRA/ Trofe dhe “Topa të artë”, ja startistikat e super sfidës Inter-Juventus

Delo.autor

ZYRTARE/ Humbje në kampionat dhe në vështirësi, klubi i Serisë A i thotë “mirupafshim” trajnerit

Delo.autor

CHAMPIONS/ Hazard-Haaland, gjithçka e lehtë për Dortmund kundër Brugge (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment