Futboll Sport

ANGLIA NUK PROTESTOI/ Ish-arbitri i FIFA-s: Goli i Perisic ishte i parregullt

Ish-arbitri i FIFA-s Eduardo Iturralde thotë se goli i barazimit i shënuar nga Ivan Perisic në fitoren 2-1 të gjysmëfinales ndaj Anglisë duhet të ishte anuluar. Perisic goditi me takë topin duke e shtyrë në rrjetë në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin pas golit të Tripper në minutat e para të takimit.

Gjithsesi, kishte polemika për takën e lartë të kroatit, i cili me atë lëvizje i ka hequr mundësinë Walker-it ta godasë me kokë. Iturralde, i cili punon si analist në Cadena Ser, thotë se aksioni ishte një lojë e rrezikshme dhe nuk duhet të ishte quajtur.

Goli i lojtarit të Inter çoi ndeshjen në kohë shtesë dhe ishte Mandzukic ai që i dha fitoren ballkanasve në minutat e fundit duke dërguar ekipin e tij në finale.

Related posts

FLET PËR RREGULLAT E SEKSIT ME ICARDIN/ Wanda Nara zbulon: Nëse ndeshja shkon keq unë…

Delo.autor

ZYRTARE/ E pazakontë, ish-ylli i Real Madridit bëhet trajneri i skuadrës ku luan momentalisht (FOTO)

Delo.autor

SKENA TË FRIKSHME NË BUNDESLIGA/ Ultrasit futen në fushë, lojtarët “shpëtojnë”… miqtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment