Futboll Sport

POGBA I BINDUR: Griezmann mund të bëhet një legjendë si Zidane

Antoine Griezmann është golashënuesi më i mirë i Francës në Kupën e Botës dhe Paul Pogba deklaroi se shoku i tij i skuadrës është në rrugën e duhur për t’u bërë një legjendë e “Les Bleus”. Mesfushori i Manchester United ka vënë në dukje se Griezmann po ndjek hapat e Zinedine Zidane, të cilat do ta çojnë atë deri në lavdi. “Zinedine Zidane është një legjendë dhe një ikonë e futbollit. Griezmann është në rrugën e duhur për t’u bërë gjithashtu një legjendë”, tha ai në një konferencë shtypi. “Ai është një person shumë i dashur në Francë, në fushë ai tregon se është një djalë i madh dhe unë dua që ai të shënojë një gol në finalen e së dielës”, vazhdoi.

Pogba më pas u ndal te finalja kundër Kroacisë, të cilët mbërrinë për herë të parë në finale të një Botërori në historinë e tyre. “Unë e di shijen e humbjes dhe është shumë keq, kështu që ne duam ta përfundojmë këtë turne”, tha mesfushori francez. “Nuk e di nëse Kroacia ka një disavantazh (për shkak të lodhjes), por kundër Anglisë ata nuk u dorëzuan për asnjë moment. Në “Euro 2016” menduam se ishte bërë kampion dhe se kishim fituar trofeun duke mundur Gjermaninë në gjysmëfinale, por këtë herë ne nuk duam të bëjmë atë gabim dhe ne do ta trajtojmë ndryshe ndeshjen”, theksoi Pogba, që në ndeshjet e fundit ka treguar një nivel të lartë për “Gjelat” duke qenë vendimtar në mesin e fushës.

Related posts

PRAPASKENA/ Milanit iu refuzua oferta 120 mln euro për yllin e Serisë A

Isa.Autor

Didier Deschamps mban gjallë shpresat e yllit të Barça për të luajtur në Botëror

Sadik.Autor

Leo Messi: Neymar te Reali? Do të ishte e tmerrshme

Sadik.Autor

Leave a Comment