Futboll Seria A Sport

Torino nuk e ka në plane, media italiane zbulon të ardhmen e Ajetit

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, mund jetë pjesë e Krotones edhe në Serinë A. Mediat italiane raportojnë se skuadra është me bisedime me Torinon, e cila disponon kartonin e Ajetit.

Mbrojtësi 24-vjeçar ishte pjesë e Krotones sezonin e kaluar ku u aktivizua 21 ndeshje titullar. Pavarësisht se nuk arriti të siguronte dot mbijetesën, klubi italian kërkon të ketë shërbimet e shqiptarit edhe në Serinë B.

Lajmi është bërë publik nga “gianlucadimarzio.com”, duke e cilësuar si të mundshëm rikthimin e Ajetit te Krotone. Torino nuk e ka në plane mbrojtësin, ndaj ai duhet të gjejë një skuadër të re. Me shumë gjasa në sezonin e ardhshme do të aktivizohet te Krotone në Serinë B, e cila do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit italian.

 

Related posts

Florian Marku: Serbi ka për ta parë veten pa ndjenja, do ta mund që në raundin e parë

Sadik.Autor

I riu shqiptar bën veprimin heroik, merr flamurin kosovar nga duart e serbëve (VIDEO)

Sadik.Autor

Shpërthen Murinjo: S’e merituam fitoren ndaj Liverpulit? Nuk më plas çfarë mendoni

Q.Autor

Leave a Comment