Futboll La Liga

Kalimi tek Barça, Coutinho: Neymar më përgëzoi për transferimin

Philippe Coutinho mori një urim për kalimin te Barcelona.

Mesfushori i jashtëzakonshëm që luajti për Liverpoolin kaloi te Barca për një shumë rekorde prej 160 milionë eurosh.

Coutinho shihet si përgjigje për largimin e Neymarit drejt PSG-së gjatë verës.

Josep Maria Bartomeu ka thënë se ka qenë gabim t’i besohet Neymarit, por ylli brazilian e përkufizoi këtë si një “shaka” të trajnerit.

“Unë luaj me Neymarin në kombëtare dhe kemi qenë miq që nga fëmijëria”.

“Ai më përgëzoi dhe më tha se zhveshtorja e Barcës është fenomenale”.

“Luis Suarez dhe Paulinho po ashtu më kanë thënë se shpresojnë që unë të kem të ardhme të ndritur këtu”.

Ish-mesfushori i Interit nuk do të bëj debutimin me Barcelonën edhe tri javë për shkak të një lëndimi në kofshë.

Related posts

Lionel Messi zgjedh pasardhësin e tij te…

Sadik.Autor

MILANI HARRON HUMBJEN ME NAPOLIN/ Kuqezinjtë presin në merkaton e janarit SAVICIN

Isa.Autor

PSG AKORD ME SULMUESIN/ Argjentinasi në prag të nënshkrimit të kontratës

Isa.Autor

Leave a Comment