Futboll Kategoria Superiore Sport

NDODHET NË MAVROV PËR FAZËN PËRGATITORE/ Kukësi, sfida e këngës për të sapoardhurit (VIDEO)

Skuadra e Kukësi ndodhet në Mavrov të Maqedonisë së Veriut për fazën përgatitore përpara fillimit të kampionatit më 24 gusht.

Ekipi verilindorë këtë merkato ka arritur të bëjë disa afrime një ndër to është dhe Oumar Toured Camara. Futbollisti afrikan ashtu siç e do zakoni për të ardhurit rishtas, ka kënduar një këngë përpara se të pranohet në klub.

Afrikan është huazuar nga Besëlidhja dhe do të luajë me nënkampionët e vendit në sezonin e ri. Ai ka kënduar para skuadrës kuksiane këngën e famshme për shqiptarët “Shqipëri, o nëna ime”, me “pronar” Gëzim Nikën, njëlloj himni për kombin tonë. Bie në sy shqipja e qartë e mesfushorit, i cili ngre peshë edhe bashkëlojtarët, që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celularë. Videoja po thyen rekordet e shikueshmërisë në rrjetet sociale.

😂😂 Oumar Toured Camara 🔥🔥Video që po thyen çdo rrekord shikueshmërie 😂

Gepostet von Tifozat Kuksian am Freitag, 9. August 2019

Related posts

NIS PUSHIMET NË MIAMI/ Dybala relaksohet me të dashurën e tij Oriana Sabatini dhe… (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË HOLANDË/ Sulmuesi Broja gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Viteshe-s (VIDEO)

Delo.autor

“GARDIANI” FLET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Donnarumma: Dita e grumbullimit është……

Delo.autor

Leave a Comment