Futboll Seria A Sport

ELEMINIMI NGA KUPA/ Alegri: Komplimenta Atalantës dhe arbitrit, s’ka vend për panik. Çmenduri nëse mendoni se…

Pasi u eliminua nga Atalanta, trajneri i Juves, Masimiliano Alegri, shprehet se nuk ka vend për panik apo alarm te ekipi i tij, pasi do të ishte një çmendur të mendohej se do i fitonin të gjitha ndeshjet gjatë sezonit.

“Edhe sonte një mbrëmje e keqe. Ashtu si me Lacion të dielën, por atë ditë e kthyem në pjesën e dytë. Sonte gjithçka shkoi keq. Atalanta e meritoi të fitonte, kishte më shumë forcë dhe karakter. I falëm golin e parë dhe të tretë Atalantës. Por, nuk shqetësohem, nuk ka pse të vihet alarmi i kuq. Këto ndeshje janë të mira për ne.

Tani duhet të mbledhim energjitë për të shtunën. Është çmenduri të mendosh se mund t’i fitonim të gjitha ndeshjen e sezonit. Kielini? Në këto raste duhet të shtrëngosh dhëmbët, pasi këto dëmtime ndodhin.

Arbitri? E përgëzoj, bëri një ndeshje të mirë. Përjashtimi im ishte i drejtë, isha shumë nervoz” – deklaroi Alegri pas eliminimit nga Atalanta.

Related posts

PAS ZYRTARIMIT TEK ATLETICO/ Shikoni si e presin yllin Suarez në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

“VIJOJ KONTRATËN QË ZGJAT DERI NË 2022″/ Zidane: Hazard kur do të kthehet? I mungon diçka për të luajtur dhe…

Delo.autor

FITORJA NDAJ LIVERPOOL/ Neymar: Ishte një ndeshje e rëndësishme, nuk isha 100 për qind i gatshëm

Isa.Autor

Leave a Comment