Futboll Sport

RASTI UNIK/ Njihuni me lojtarin që mund të fitojë Kupën e Botës nga shtëpia…

E gjithë Kroacia feston finalen e arritur. E gjitha, e gjitha? Ndoshta jo. në fakt, është dukur që mund të ndihet shumë keq për rezultatet befasuese të ekipit të Dalic. Nikola Kalinic e ka filluar aventurën ruse bashkë me Modric, Rakitic, Manduzik dhe Perisic, por, ndërsa të dielën protagonistët e rrugëtimi historik të Kroacisë do të jenë në fushë për të luftuar për kupën, sulmuesi i Milan do ta ndjekë ndeshjen nga televizori. Jo për një zgjedhje të tijën, por pothuajse. Përplasja me trajnerin e Kroacisë i ka kushtuar vendin dhe, duke parë rezultatet, ballkanasit nuk e ndiejnë shumë mungesën e tij.

Arsyeja e përplasjes? Një dëmtim në kurriz, serioziteti i të cilit nuk u mësua kurrë. Por i mjaftueshëm sa ta pengonte lojtarin të futej në fushë në ndeshjen kundër Nigerisë, e para e Botërorit për kombëtaren kroate, dhe të mungonte në disa seanca stërvitore. Një qëndrim ky që e ka bërë të dyshojë në fillim dhe më pas e ka acaruar Dalic, të cilit mund t’i jenë kujtuar edhe kritikat që Gattuso i ka bërë lojtarit gjatë sezonit.

Kalinic është një lojtar që nuk ndihet i motivuar nëse nuk është zgjedhja e parë. Një qëndrim ky që është parë edhe në Milanello dhe që është përsëritur te Kroacia. Në fund, trajneri ka humbur durimin dhe dëmtimi (i vërtetë ose diplomatik) është kthyer kundër kuqeziut. “Më duhen lojtarë të shëndetshëm”, ka thënë ai dhe e ka dërguar në shtëpi sulmuesin.

Kështu, 22 lojtarët e tjerë, të shëndetshëm ose jo, e kanë dërguar Daliç një hap larg ëndrrës dhe Kalinic-in, një hap larg makthit. A mund ta falësh veten pasi i ke kushtuar vetes një Kupë të Botës? Ndoshta, sulmuesi i Milan shpreson të mos e zbulojë. Edhe pse do të ishte një medalje që do t’ia kujtonte një gjë të tillë çdo ditë atij, por që në këtë rast nuk do të ishte e vlerësuar.

FIFA-s, në fakt, nuk i intereson shumë se trajneri e ka dërguar në shtëpi. Zyrtarisht, kroati është pjesë e kombëtares që ka shkuar në Rusi. Kështu, medalja (e artë ose e argjendtë) është gati për Nikola Kalinic, i cili do të mund të shpallej kampion i botës nga divani i shtëpisë. Do të ishte një rast unik. Një arritje nga e cila milanisti do të hiqet dorë me dëshirë. Edhe me kush që ta shihte kombëtaren e tij të mundur? Ku i dihet.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ 10 milionë euro në sezon, Juventus ka gati super ofertën për yllin…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Ylli i Real Madrid tremb “Azzurrët”: Ne jemi këtu për të ëndërruar dhe…

Delo.autor

Kingsley Coman: Do të jem gati në kohë për Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment