Cudirat e Boterorit Futboll Sport

E PAIMAGJINUESHME/ “Neymar simuluesi” tani bëhet edhe alfabet (FOTO)

Vazhdon mania për të krijuar nga simulimet e Neymar-it në Kupën e Botës. Ylli i Brazilit është kthyer në alfabet. Më saktë shkronjat janë formuar nga pozat që ai ka bërë i rrëzuar në tokë gjatë takimeve të botërorit. E kuptueshme që në shumicën e rasteve, lojtari e ka ekzagjeruar, por trupi i tij është pozicionuar në momente të ndryshme, nga ku janë formuar edhe shkronjat Neymar.

Këto numra të tij, tifozët nga e gjithë bota nuk ia kanë pranuar, madje me këtë fushatë talljesh kanë bërë që ai ta paguajë shtrenjtë tendencën për të simuluar.

Alfabeti është krijuar nga dizajneri brazilian që jeton në Irlandë, Luciano Jacob. Ai tregon se frymëzimin e mori gjatë një rrëzimi të Neymar-it, ku ai qëndroi në tokë me duar të hapura. “Mu duk si shkronja T e tash që përse të mos gjeja shkronjat e tjera”, shpjegoi dizajneri.

Të dhënat statistikore dëshmojnë se vetëm gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës ai ka qëndruar plot 14 minuta i shtrirë në tokë. Kjo sjellje nga ana e Neymar ka bërë që të bëhet personazh nga njerëz të ndryshëm, duke e imituar. Duke filluar nga fëmijët edhe deri tek kompanitë e mirënjohura, Neymar ka parë vetën në mes të një stuhie që para fillimit të këtij kompeticioni, ndoshta nuk do ta kishte imagjinuar.

Pak ditë më parë, në Portugali, zyra qendrore e ndihmës së shpejtë në Portugali ka përdorur një nga momentet e brazilianit gjatë Kampionatit Botëror në kuadër të një fushate parandaluese mbarëkombëtare. Fushata ka të bëjë me ndërgjegjësimin e popullatës që të mos e keqpërdorin numrin e emergjencës. 112 portugeze ka publikuar një fotografi të Neymar i shtrirë në tokë pas një përplasje, foto të cilën e ka shoqëruar me shprehjen: “75.8% e thirrjeve në numrin e urgjencës nuk janë emergjenca të vërteta.

Related posts

Armand Duka: Hetimi për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit QESHARAK dhe PRIMITIV

Isa.Autor

ZYRTARE/ Bartomeu dha dorëheqjen, ja cili do të jetë presidenti i ri i Barcelonës

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Roberto Carlos: Nuk u binda nga “Blutë e Londrës” dhe në fund zgjodha…

Delo.autor

Leave a Comment