Futboll Sport

Blindohet Parisi, 110 mijë agjentë në rrugë për finalen e Botërorit

Frika e ndonjë sulmi terrorist ditën e finales ka bërë që policia franceze të mobilizohet për të evituar çdo incident. Jo vetëm në Paris, por në të gjithë Francën do të mobilizohen rreth 110 mijë agjentë policie, forca të ushtrisë dhe xhandarmërisë, që do të patrullojnë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje rrugët. Natyrisht që pjesa më e madhe e policisë do të përqendrohet në Paris, ku pritet të jetë edhe pjesa dërrmuese e tifozëve, por në çdo qytet gadishmëria do të jetë në nivelin më të lartë.

“Të gjithë do të jenë në krye të detyrës, vigjilentë që asgjë e papritur të mos ndodhë. Ne duam t’i përjetojmë këto momente feste si të tilla dhe të evitojmë çdo incident, në Paris dhe kudo në Francë. Niveli ynë i daishmërisë është çdo ditë i lartë, por të dielën situata do të jetë edhe më e tensionuar për shkak të finales, ndaj gadishmëria do të jetë edhe më e lartë”, u shpreh ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerard Collomb, që ftoi edhe qytetarët të bashkëpunujnë me forcat e rendit.

Related posts

“PSG NUK NJEH LIMITE”/ Një kampion bote dhe një fantazist nëse ikën Neymar (FOTO)

F.autor

E PABESUESHME/ Bukuroshja argjentinase rrëfen “flirtin”: Drekova me MESSIN, por…

Isa.Autor

Lewandowski injoron zërat që e lidhin me Manchester United dhe Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment