Futboll Sport

Monako sjell ters, Kroacia ka frikë për finalen e Kupës së Botës (DETAJET)

Kohë Botërori, kohë ndeshjesh të mëdha dhe natyrisht është kohë besëtytnish, duke gjetur lloj-lloj koincidence për të besuar se historia do të përsëritet.

Interesante është koincidenca e çuditshme që bashkon 4 portierë të 4 finaleve të fundit të Kupës së Botës, Bartez, Stekelenburg, Romero e Subashiç.

Bartez iste në portë në vitin 2006, kur Franca humbi ndaj Italisë, ndërsa më parë në karrierë kishte luajtur edhe për Monakon.

Në vitin 2010 holandezi Stekelenburg mposhtej në finale nga Spanja dhe pak më vonë transferohej te Monako. Argjentinasi Romero luante pikërisht te Monako kur humbi finalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë në vitin 2014.

Tani Kroacia me të drejtë shqetësohet, sepse portieri i saj Subashiç luan te Monako. Nëse historia përsëritet, do të flitet për mallkimin e Monakos.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

TRE TALENTE DO TË LARGOHEN NË FUND TË SEZONIT/ Ja sa pritet të fitojë Tirana nga shitja e tyre

Delo.autor

MERKATO E JANARIT PO AFRON/ Kane: Nuk keni nevojë të blini lojtar, ne jemi…

Delo.autor

ANSU FATI OSE DEMBELE/ Një tjetër dilemë e Barcelonës për sfidën Champions

Delo.autor

Leave a Comment