Futboll Sport

HISTORIA RRËNQETHËSE/ Kur Franca fitonte Botërorin 98′, Kante mblidhte plehra në…

N’Golo Kanté ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Botërorit “Rusi 2018”. Mesfushori i Francës nuk bën një lojë spektakolare, as nuk shënon gola, por bën “punën e pistë” të “Gjelave”.

Është lojtari i katërt që ka bërë më shumë kilometra (62,6), i lënë pas vetëm nga Modric, Zobnin dhe Rakitic, të cilët kanë luajtur ndeshje që kanë pasur nevojë për 30 minutat e shtesës. Por, futbollisti me origjinë nga Mali, për të arritur deri këtu ku është sot (një nga mesfushorët më të mirë në botë në rolin e tij) ka bërë rrugë të gjatë.

Sipas “Globoesporte”, kur fëmijët francezë shikonin Botërorin e vitit 1998 në televizor, ai mblidhte plehra në rrugët e Parisit. Kur Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane kurorëzoheshin kampionë bote, Kante shkonte me babanë për të punuar.

Në moshën 7-vjeçare pastronte rrugë dhe mblidhte plehra për t’i dërguar më pas në plantacionin e riciklimit. Të dielën mund të shpallet vetë ai kampion bote.

Related posts

Merkatoja e Juventusit / Morata për Higuain; marrëveshja është e mundur

Isa.Autor

Belotti shënon golin e dytë ndaj Arabisë Saudite (VIDEO)

Sadik.Autor

DURO zbulon prapaskenat e verës: Kam pasur kontakt me Olsi RAMËN, për tu bër…

Isa.Autor

Leave a Comment