Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET CALDARA: Mbrojtësi acaron juventinët, idhulli im është Nesta…

“Ekziston një entuziazëm i madh për Ronaldon. U bënë shumë vite që nuk vjen një kampion i këtij lloji”. Mattia Caldara tregon ditët e tij të para me ngjyrat bardhezi duke shprehur kënaqësinë e tij për mbërritjen e CR7. “Klubi ka bërë një sipërmarrje të madhe me afrimin në Torino të futbollistit më të mirë në botë. Është normale dhe e drejtë që të ekzistojë ky entuziazëm dhe unë jam i nderuar të luaj me atë. Si do ta markoja? Më mirë të mos e mendoj, falë Zotit që është shok ekipi me mua. Futbollisti më i vështirë për tu markuar? Ka qenë gjithmonë Mandzukic, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Si kundërshtar, ajo që më ka impresionuar më shumë ka qenë Douglas Costa, driblon gjithmonë të paktën dy futbollistë, është fenomenal”, u shpreh Caldara, ish-mbrojtësi i Atalantës.

“Idhulli im ka qenë gjithmonë Nesta, për këtë arsye kam zgjedhur fanellën me numrin 13. Gjatë viteve kam studiuar dhe admiruar Chiellinin, sikurse thuhet, kam posterin e tij në dhomën time. Të luaj me atë më mbush me krenari, që tani ka nisur të më ndihmojë në stërvitje. Është një fenomen në vëmendje, në markim një për një, i vetmi në botë, duhet të mësoj prej tij. Nga Barzagli admiroj mënyrën se si ai lexon aksionet, si në rastet kur topin e kemi ne, ashtu edhe kur administrohet nga kundërshtari”, u rrëfye mbrojtësi më i ri i Juventus.

Related posts

RENDITJA NË SUPERIORE/ Partizani +8 nga Kukësi, afrohet Skënderbeu. Shkëputet Tirana nga fundi (FOTO)

Delo.autor

“MBRO VETEN DHE SHOKËT”/ Shoqata e Futbollistëve në Itali bën apel për vaksinim

Delo.autor

Gentian Mezani: Fitore e vuajtur, të rrimë me këmbë në tokë

Q.Autor

Leave a Comment