Futboll Sport

Trajneri Southgate edhe në “Katar 2022” , me Belgjikën pritet formacioni klasik

Kontrata aktuale e Garet Sauthgejt me Anglinë skadon në vitin 2020, kur luhet edhe Europiani. Megjithatë, sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Federata Angleze do i ofrojë së shpejti një kontratë (5 milionë paund në vit) për ta mbajtur më gjatë: për dy vite të tjera. Një akord që do përfundojë në dhjetor 2022, pas mbylljes së Botërorit në Katar.

Pasi udhëhoqi “Tre Luanët”, fitore pas fitoreje, në finalen e vogël të Rusisë (luhet sot, ora 16:00), e madje i shkoi shumë pranë finales së madhe, Sauthgejt ka marrë kështu “çmimin” e merituar. 3-5-2 – Ndërkaq, pasi ka arkivuar humbjen në kohën shtesë ndaj Kroacisë (2-1), trajneri i Anglisë pritet t’i besojë modulit të zakonshëm 3-5-2, me “hajmalinë” Pikford mes shtyllave e përpara treshen Kejhill-Stons-Meguajër.

Henderson do përdoret si “regjisor” i tërhequr në mesfushë, me Alinë e Lingardin në krahë. Ndryshim i dyfishtë në anët e mesfushës, ku Uoker pritet të marrë vendin e Tripie (i dëmtuar) dhe Rouz do zëvendësojë Eshli Jangun. Në sulm, Sterling do jetë partner i Kejn, me bomberin që në krahun e tij do përpiqet të marrë titullin e goleadorit të këtij Botërori.

Related posts

KËRKON TITULLIN/ Klopp: Ja pse ky sezon i Premier League është më emocionuesi ndër vite

Isa.Autor

Ndaluan simbolet e Kosovës, por në stadium serbët nderojnë kriminelin Ratko Mlladiç

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Abraham “kap” Messi-n në renditjen e lojtarëve të pafat

Delo.autor

Leave a Comment