Futboll Sport

Martinez kërkon fitoren e gjashtë në Rusi: Duam ta mbyllim me një emocion pozitiv

Pavarësisht zhgënjimit për eliminimin në gjysmëfinale (nga Franca, 1-0), trajneri belg, Roberto Martinez, është shfaqur krenar në prag të “finales së nderit” me Anglinë (sot, ora 16:00). “Duam ta mbyllim Botërorin me një emocion pozitiv. Çdo tifoz belg meriton atë ndjesi fituese deri në fund të turneut”, u shpreh dje Martinez.

“Nuk ka më sekrete mes nesh dhe anglezëve, që do jenë të shpejtë e dinamikë si gjithmonë. Nuk pres surpriza. ‘Topi i Artë’ Lukakut? Nuk na interesojnë çmimet individuale dhe Romelu këtë e tregoi nga mënyra e të luajturit. Vendi i tretë në Botëror vlen më shumë se çdo çmim individual”.

NDRYSHIME – Priten disa ndryshime në formacionin e Belgjikës, që tenton fitoren e gjashtë në Botërorin rus. Dyshime në modul për trajnerin Roberto Martinez, i lëkundur mes skemës 3-4-2-1 dhe mes klasikut 3-5-2. Në portë konfirmohet Kurtua, ndërsa mbrojtja me tre do formohet nga Vertongen, Kompani e Alderveireld. Në korsitë anësore do lëvizin Karrasko e Çadli, ndërsa në mes të fushës dyshja Vitsel-Felaini. Hazard e De Brujne do luajnë pas sulmuesit të vetëm, Lukakut.

Related posts

E BUJSHME/ Milan me mungesa, humbet mesfushorin për ndeshjet e ardhshme

Delo.autor

DEMBELE DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Flet agjenti i lojtarit: Dëshira e atij është të luajë me…

Delo.autor

“DRIDHET” CHELSEA/ Presidenti Abramovich shet 400 milionë euro aksione nga kriza e Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment