Futboll Sport

Trajneri Southgate edhe në “Katar 2022” , me Belgjikën pritet formacioni klasik

Kontrata aktuale e Garet Sauthgejt me Anglinë skadon në vitin 2020, kur luhet edhe Europiani. Megjithatë, sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Federata Angleze do i ofrojë së shpejti një kontratë (5 milionë paund në vit) për ta mbajtur më gjatë: për dy vite të tjera. Një akord që do përfundojë në dhjetor 2022, pas mbylljes së Botërorit në Katar.

Pasi udhëhoqi “Tre Luanët”, fitore pas fitoreje, në finalen e vogël të Rusisë (luhet sot, ora 16:00), e madje i shkoi shumë pranë finales së madhe, Sauthgejt ka marrë kështu “çmimin” e merituar. 3-5-2 – Ndërkaq, pasi ka arkivuar humbjen në kohën shtesë ndaj Kroacisë (2-1), trajneri i Anglisë pritet t’i besojë modulit të zakonshëm 3-5-2, me “hajmalinë” Pikford mes shtyllave e përpara treshen Kejhill-Stons-Meguajër.

Henderson do përdoret si “regjisor” i tërhequr në mesfushë, me Alinë e Lingardin në krahë. Ndryshim i dyfishtë në anët e mesfushës, ku Uoker pritet të marrë vendin e Tripie (i dëmtuar) dhe Rouz do zëvendësojë Eshli Jangun. Në sulm, Sterling do jetë partner i Kejn, me bomberin që në krahun e tij do përpiqet të marrë titullin e goleadorit të këtij Botërori.

Related posts

“10 YEARS CHALLENGE”/ Ja si kanë ndryshuar në 10 vite futbollistët. Nga Ronaldo deri te.. (FOTO)

F.autor

“THE BEST”/ Ja si votuan Reja, Mavraj dhe Shakohoxha për çmimin (FOTO)

Delo.autor

ISH-TRAJNERI I JUVENTUS/ Allegri merr pushime të detyrueshme: E kam pasur më të lehtë ta…

Delo.autor

Leave a Comment