Futboll Premier League Sport

Mourinho “i çmendur” pas Perisiç, gati të ofrojë 50 milionë euro për kroatin

Ivan Perisiç ishte protagonisti i fitores së Kroacisë në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, pasi shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e dytë, të shënuar nga Mandzukiç. Sulmuesi anësor i Interit mori komplimentet e gjithë botës së sportit për ndeshjen që zhvilloi, por ai që e “ngriti në qiell” kroatin, ishte Jose Mourinho.

Trajneri portugez së fundi ka udhëzuar drejtuesit e merkatos së Manchester Unitedit, që të bëjnë gjithçka për të çuar në Angli kroatin.

Verën e kaluar “djajtë e kuq” ofruan 45 milionë euro për kartonin e tij, por Interi refuzoi me urdhër të Spallettit. Këtë herë anglezët po përgatisin një ofertë prej 50 milionë eurosh, për të joshur zikaltrit.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Pas Ferran Torres, Barcelona provon goditjen tjetër nga Premier League. Ja emri…

Delo.autor

SHQIPËRIA dhe KOSOVA në “luftë për Shabanin”, Challandes thotë se ai do të luaj me…

Isa.Autor

Robert Lewandowski: Polonia është një komb që gjithmonë pret shumë nga përfaqësuesja e saj!

Sadik.Autor

Leave a Comment