Futboll Sport

E BUJSHME/ Klubi i Superiores arrinë marrëveshjen me ish-portierin e kombëtares

Teuta ka gjetur zgjidhjen edhe për portën. Isli Hidi do të jetë pjesë e skuadrës durrsake sezonin e ardhshëm. Burime të besueshme pranë futbollistët bëjnë me dije se është arritur marrëveshja dhe mbetet vetëm që të zyrtarizohet. Trajneri Bledi Shkëmbi e donte edhe një portier tjetër në ekip, pasi me largimin e Elhan Kastratit drejt Pescara-s, alternativat e vetme janë Shpëtim Moçka dhe i riu Arlis Shala. Në testin me Teutën U19 u provua edhe portieri Endri Saraçi, që vjet ka qenë pjesë e Dinamos, Tiranës dhe Turbinës. Gjithsesi te Teuta nuk duan të bëjnë eksperimente, ndaj edhe kanë biseduar me Hidin dhe e kanë bindur të veshë fanellën e tyre.

Portieri 37-vjeçar ishte titullar vjet te Olympiakos Nicosia në Qipro, ndërkohë që për disa sezone radhazi nuk ka pasur hapësira në ekipe si Nea Salamis dhe Apollon Limassol. Hidi ka qenë edhe pjesë e AEL, kurse në Shqipëri ka veshur fanellën e Tiranës, Bylisit dhe Dinamos. Gjithashtu ai ka provuar edhe një eksperiencë me ukrainasit e Kryvbas. Tanimë ka ardhur momenti të rikthehet në Superiore, ku pati edhe një ofertë nga Flamurtari.

LËVIZJET E TJERA – Durrsakët duan të mos përsërisin dy sezonet e fundit dhe për këtë po mundohen të bëjnë një merkato cilësore dhe me lojtarë që i njohin. Gjithçka nisi me emërimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Presidenti Edmond Hasanbelliu ka shumë besim te korçari dhe i besoi drejtimin e ekipit, ndërkohë që lëvizjet e bëra në merkato deri tani duken të studiuara mirë. Nga Besëlidhja është marrë Edison Ndreca, i cili ka qenë titullar te lezhjanët dhe më parë te Burreli, por ka provuar të luajë edhe në elitë me Laçin.

Vetë Shkëmbi solli nga Liria Gashin dhe Avdylin, mesfushorë që i njeh mirë, kurse një tjetër afrim cilësor është ai i Sherif Kallakut. Mesfushori i Shpresave ende nuk është bashkuar me grupin të stërvitet normalisht për shkak të një dëmtimi. Sekou Camara është një tjetër goditje e Teutës. Sulmuesi anësor shihet si pasuesi ideal i ish-kapitenit Arbër Çyrbja. Vjet ishte pjesë e Flamurtarit, ndërkohë që në Durrës kalon pas marrëveshjes së bërë me Besëlidhjen, që zotëron kartonin e lojtarit nga Guinea.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Aleksi optimist: Kemi filluar të luajmë futboll të…

Delo.autor

E RËNDË/ Sulmuesi i Boca Juniors dhunon gruan, ajo e denoncon në rrjete sociale! (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Valverde për Coutinho: S’më pëlqen të flas për këtë, por mund të ndodhë shumë shpejt

Q.Autor

Leave a Comment