Futboll Premier League Sport

Jorginho “tradhton” Cityin, Guardiola ka gati dy alternativat “bombë”…

Mateo Kovacic dhe Mario Lemina të dy kanë qenë në radarët e Pep Guardiola-s në 12 muajt e fundit. Ata të dy shihen si zëvendësuesit idealë të Yaya Toure dhe eventualisht Fernandinho-s pas kolapsit të marrëveshjes me Jorginho-n.

Blutë kanë bindur mesfushorin të zgjedhë Stamord Bridge, pas emërimit të Sarri-t si trajneri i ri. Tani City kthen kokën tek alternativat, dhe Kovacic me Lemina kanë impresionuar Guardiola-n. Kovacic është pjesë e Kroacisë, e cila luan në finalen e Botërorit ndaj Francës ditën e diel.

24-vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid pas minutave të pakta që i janë ofruar gjatë sezonit të kaluar. Ndërkohë Lemina ka qenë blerja rekord e Southampton sezonin e kaluar kur u mor për 22 mln euro.

Gjithsesi edhe ai nuk ka kaluar një sezon të mirë, me Southampton që vetëm në ndeshjet e fundit siguroi qëndrimin në Premier League.

Related posts

Arsenal nuk ka të ndalur, shënon edhe Mkhitaryan

Q.Autor

Leipzig-Augsburg, e premtja është e zezë për ekipin udhëtues

Q.Autor

SFIDA NDAJ LILLE NË KUPËN E FRANCËS/ Vazhdojnë vuajtjet për Neymar, PSG jep njoftimin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment