Futboll Premier League Sport

Nga Anglia: Matteo Darmian, midis Interit dhe Juventusit (DETAJET)

Manchester United po punon, gjithashtu, për “pastrimin e dollapëve” nga lojtarët e panevojshëm, që nuk janë në planet e trajnerit Jose Mourinho. Sipas “BBC”, tani është bërë fakt i kryer kthimi i Daley Blind tek Ajax. Për mbrojtësin 28-vjeçar hollandez, i cili arriti në “Old Trafford” në vitin 2014, “Djajtë e Kuq” do të mbledhin 20 milionë euro.

Drejt lamtumirës, gjithashtu, është Matteo Darmian. Ish-kapiteni i Torinos mund të kthehet në Itali, me Interin dhe Juventusin, që kanë mbetur në gjurmët e tij. Të dyja klubet e Seria A do të dëshironin ta huazonin fillimisht Darmian, me të drejtën e blerjes, ndërsa Manchester United ka në plan vetëm shitjen e mbrojtësit, i cili nuk është më pjesë e planeve të José Mourinhos.

Related posts

JUVENTUSI PAZAR NË PORTUGALI/ Pasuesi i Alex Sandro kushton 35 milion euro

Isa.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ Klubi dhe lojtarët dalin kundër Mourinho, ata kërkojnë…

Isa.Autor

Tirana nis projektin e Superiores, largim ”big” nga bardheblutë

Sadik.Autor

Leave a Comment