Futboll Ligue 1 Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Alvesh mbyll aventurën në Paris, mbrojtësi i lirë pas qershorit

Dani Alvesh është një nga mbrojtësit më të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në karrierën e tij të gjatë ka koleksionuar plot trofe, të cilat e bëjnë një nga futbollistët më fitimtarë. Në këtë mes, ka ndihmuar edhe periudha e tij te Barcelona, ku katalansit ishin në periudhën e tyre të artë.

Ndërkaq, pas largimit nga Barça, Alvesh ka fituar tituj edhe në Itali me Juventusit. Ndërsa, së fundmi është aktivizuar me PSG në Francë, ku sigurisht trofetë nuk kanë munguar. Megjithatë, Alvesh ka njoftuar se ky ishte sezoni i fundit me parisienët, teksa pas muajit qershor do të jetë një futbollist i lirë. “ Një tjetër cikël në jetën time, mbyllet sot.

Një cikël fitues, nga i cili kam mësuar dhe kam marrë eksperiencë. Dua të falënderoj familjen e PSG për mundësinë që patëm së bashku”, ishin fjalët e Alvesj. Tashmë, mbetet për t’u parë destinacioni i radhës së 36-vjeçarit, i cili pavarësisht moshës nuk kërkon të ndalet.

Related posts

PËRPLASET DUKE FLUTURUAR NË AJËR/ Aksidenti i frikshëm në Moto 2, piloti shpëton për mrekulli (VIDEO)

Delo.autor

BËN GJESTIN E MADH/ Messi siguron 50 mijë vaksina për të gjithë futbollistët në Amerikën Latine

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Mancini: Kanë mbetur dhe 6 ndeshje deri në finalen e Wembley-t

Delo.autor

Leave a Comment