Futboll Sport

Pasardhësi i Gavazajt/ Skënderbeu pret mesfushori e talentuar Vlonjat

Nëntëdhjetë minutat finale për të luajtur me Luftëtarin dhe për të lënë gjurmën e fundit në Gjirokastër. Ndoshta me një gol përballë Ventspils në Europa League, pasi kualifikimi është mision i pamundur tashmë.

Më pas Dejvi Bregu do të niset për në Korçë, aty ku e presin prej fundjavës së ardhshme. Pikërisht 22-vjeçari do të jetë ylli i ri i Skënderbeut, që e ka blerë që në janar.

Bregu është pasardhësi ideal i Enis Gavazajt, i cili do të vazhdojë karrierën në Rusi. Vlonjati do të projektohet si shitja e madhe e radhës. Një traditë që nuk do të ndërpritet, në gjurmët e Berishës, Latifit dhe së fundmi Gavazajt.

Dejvi Bregu te Skënderbeu do të ngrihet në nivelin e tyre, kryesisht për vlerën në merkato. Në anën tjetër, korçarët sigurojnë cilësi për sezonin e ri dhe një tjetër yll që do të mbushë arkat e klubit.

Related posts

“PENGU HIGUAIN”/ Sarri tregon lojtarin më të mirë italian dhe analizon aventurën te Chelsea

Isa.Autor

Simeone: Derbet kundër REALIT janë ndeshje për BURRA, por Atletico do…

Isa.Autor

SUKER MERR VENDIMIN/ Legjenda e futbollit kroat largohet pas 9 vitesh nga posti i madh, ja motivi…

Delo.autor

Leave a Comment