Futboll Sport

Radas dhe Vangjeli besnikët e Skënderbeut, priten rinovimet e senatorëve të tjerë

Skënderbeu nuk po shpërbëhet ashtu si shumë të apasionuar pas futbollit menduan në momentin kur KAS nuk i lejoi që të merrnin pjesë në Europë pas vendimit të UEFA-s për ta pezulluar klubin kampion të Shqipërisë nga kompeticionet europiane.

Presidenti Ardjan Takaj dhe trajneri Orges Shehi kanë bërë maksimumin për të mbajtur një pjesë të lojtarëve që edicionin e shkuar e udhëhoqën këtë skuadër drejt titullit dhe natyrisht që për t’u rikthyer tek bardhekuqtë në këtë moment duhet në një farë mënyrë të hedhësh një hap drejt së panjohurës dhe këtë kanë bërë Kristi Vangjli e Marco Radas.

Mbrojtësi i djathtë ka vendosur të vijojë karrierën e tij tek klubi i qytetit të lindjes dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe kroati për qytetin që e adoptoi në vitin 2011 duke i dhuruar momentet më të bukura në karrierë.

3 futbollistë të tjerë të cilët trajneri Shehi shpreson t’i ketë në dispozicion dhe ka komunikuar shpesh gjatë gjithë kësaj periudhe janë Gjergji Muzaka, Gledi Mici e Tefik Osmani. Të tre kanë një lidhje të ngushtë me qytetin e Korçës dhe burime brënda klubit konfirmojnë se të tre lojtarët kanë gjetur një akord të bazuar tek besimi me presidentin Takaj dhe pritet që ditën e hënë të jenë të pranishëm në stërvitje. Nëse gjithçka vërtetohet atëherë askush nuk duhet të shqetësohet për Skënderbeun, “ujqërit e deborës” do të vijojnë të jenë të frikshëm.

Related posts

Shprehje raciste ndaj Umtiti, sulmuesi i Espanyol rrezikon dënim të rëndë

Q.Autor

Riyad Mahrez shumë pranë Man City-t për 90 milionë €

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Nëse dështon me “Ekuban”, Partizani në sulm për lojtarin e Torinos

Isa.Autor

Leave a Comment