Boks Sport

ARROGANT?/ Ja premtimi i çuditshëm që Tyson Fury jep para duelit të 18 gushtit

Boksieri britanik Tyson Fury do të zhvillojë më 18 gusht duelin e radhës si profesionist, ku në Belfast do të përballet me Francesco Pianeta. Ish-kampioni i botës u rikthye në qeshor të këtij viti në ring pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë pushim, kur mundi me “KO” në raundin e katërt shqiptarin Sefer Seferi, ndërsa tani zhvillon sfidën e dytë, me shpresën që të rikuperojë formën optimale dhe të jetë gati për duelet e mëdha. Pianeta është një rival më i fortë se Seferi, një boksier që më parë ka dueluar për titullin kampion në peshat e rënda.

Ndaj Fury e di se përballë një rivali të fortë si Pianeta nuk mund të bëjë më shakaxhiun në ring, siç dhe bëri ndaj Seferit. “Më kërkojnë që të jem serioz në ring kur dueloj dhe ju premtoj se do të je mi tillë. Por unë argëtohem kur boksoj, kjo është e gjitha. Unë do të jem serioz, pasi në ring ngjitem për të bërë punën time, kaq. Nuk kam për t’i buzëqeshur asnjëherë rivalit tim”, u shpreh Tyson Fury, që ka nisur prej kohësh nga puna për t’u përgatitur për këtë përballje. Në karrierën e tij, britaniku nuk ka pësuar asnjë humbje si profesionist.

Related posts

“NUK ISHIM DAKORD PËR KOHËN SHTESË”/ Shansi i humbur dhe sherri me arbitrin, Conte sqaron gjithçka

Delo.autor

BEFASIA/ Penallti e parë me Juventusin, shikoni çfarë bën Cristiano RONALDO (VIDEO)

Isa.Autor

MANCHESTER CITY GATI GODITJEN E MADHE/ Zëvendësuesi i sulmuesit Sane vjen nga La Liga, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment