Futboll Premier League Sport

Ylli i Serisë A kalon vizitat mjekësore, gati transferimi 40 milionë euro në Londër

Mesfushori i Lazio-s Felipe Anderson ka kaluar me sukses testet mjekësore në prag të transferimit te West Ham, sipas burimeve të Sky Sports. 25-vjeçari thuhet të ketë arritur akordin personal për një transferim në London Stadium dhe mbërritja e tij mund të konfirmohet brenda 48 deri 72 orëve.

West ham do të paguajë një shifër rekord për klubin 45 mln euro, e cila mund të shkojë në 55 milionë në varësi të paraqitjes së lojtarit.

Ai do të bëhet blerja e shtatë e trajnerit të ri Manuel Pellegrini pas mbërritjes së Andriy Yarmolenko, Jack Wilshere, Ryan Fredricks, Lukasz Fabianski, Fabian Balbuna dhe Issa Diop.

Anderson iu bashkua Lazio-s nga Santos më 2013 dhe ka shënuar 34 gola në 177 paraqitje.

Sky raporton se me ardhjen e Anderson, West Ham do ta lejojë Michail Antonio të largihet nga klubi. Crystal Palace është favorit për firmën e mesfushorit anësor.

Related posts

Probleme tek Atletico/ Diego Costa kërkon të trajtohet si një… kampion bote

Isa.Autor

PËRGATIT NJË “DHURATË” PËR PARISIENËT/ Leonardo kërkon Donnarummën tek PSG, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

E MAHNITSHME/ Kjo mund të jetë shtëpia e ardhshme e RONALDOS në Torino

Isa.Autor

Leave a Comment