Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË NË “OLD TRAFORD”/ Mjafton një penallti, “Topçinjtë” zhytin poshtë në renditje Manchester United

Arsenali ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Manchester United. Ekipi i Mikel Artetës mposhti 0-1 në “Old Traford” ekipin e Ole Gunnar Solskjaerit. “Topçinjtë” i japin fund ecurisë negative dhe fitojnë me meritë të plotë.

Manchester United dhuroi shumë pak në fushën e lojës. Arsenali ishte më i rrezikshëm dhe dominoi kundërshtarin, pavarësisht se nuk arriti të dilte te goli. “Djajtë e kuq” e dhuruan vetë ndeshjen, pasi ishte Pogba që bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Bellerinit në minutën e 68′.

Aubameyang mori përsipër goditjen e 11 metërshit dhe shkundi rrjetën për 0-1. Një gol që qëndroi në fuqi deri në minutat e fundit të lojës dhe i dhuroi 3 pikë ekipit të Arsenalit.

Related posts

JO VETËM HUMBJA NDAJ KUKËSIT/ Tirana mendon dhe për dëmtimet. Mbrojtësi i “bardhebluve” shqetëson stafin

Delo.autor

TRONDITJE PËR MARJO MITAJ/ Mbrojtësi i Kombëtares largohet menjëherë nga Al Itihad

F.autor

PAS ZYRTARIZIMIT/ Marrin fund aludimet, Granada zbulon numrin që do mbajë veshur Uzuni (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment